Lajme
Mitsotakis “hakmerret” për dënimin e Belerit? Samiti i NATO-s në Uashington, kryeministri grek retushon Ramën nga foto familjare
Një postim i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka tërhequr vëmendjen, pasi në të është retushuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në foton familjare të shkrepur gjatë samitit të NATO-s, kur shfaqen të gjithë të pranishmit, kryeministri grek ka prerë vendin ku është Rama.
Ende nuk dihet se përse është bërë ky veprim nga Mitsotakis, por fotot gjenden ende në “Instagram”.
Ndërkohë që më poshtë gjeni foton familjare reale të shkrepur gjatë samitit të NATO-s që u mbajt në Uashington.