Dora e Saka tërbon holandezët, Koeman: VAR-i po prish futbollin
Në Holandë nuk arrijnë ta besojnë dot penalltinë që iu akordua Anglisë në gjysmëfinalen e Euro 2024.
Tulipanët kryesonin 1-0 kur nga një kontakt mes Dumfries dhe Harry Kane u akordua penallti për “Tre Luanët”.
Ndërkohë që ka një prekje me dorë nga Bukayo Saka përpara se topi të shkonte mes mbrojtësit të Interit dhe sulmuesit të Bayern Munich.
Ronald Koeman, trajneri i Holandës, kritikon ndërhyrjen e VAR-it, duke theksuar se po prishet futbolli.
Për mendimin tim nuk duhej akorduar penallti ai episod.
Kane shkelmoi topin dhe këpucët e dy lojtarëve u prekën.
Mendoj se ky përdorim që po i bëhet VAR-it po e prish futbollin.
Eliminimi? Në fund të ndeshjes ne patëm ndjesinë se ishim skuadra më e mirë në fushë…“, u shpreh trajneri i Holandës.
Kombëtare që nuk siguron një finale Europiani që prej vitit 1988. Që korrespondon edhe me suksesin e parë dhe të vetëm të tulipanëve./OraNews