Life Style

Nga planet për fëmijë deri te martesa, Jori Delli rrëfen planet me partnerin: Kemi një emër…

Modelja e njohur, Jori Delli, prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me këngëtarin italian, Fred De Palma

Modelja e njohur, Jori Delli, prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me këngëtarin italian, Fred De Palma. Bukuroshja shqiptare ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, ku ka zbuluar detaje rreth planeve që çifti ka për të ardhmen.

Gjatë bisedës me moderatoren Lei Kraja, Jori la të kuptohet se nga dyshja pritet të ketë një martesë. Ajo gjithashtu shton se kanë plane edhe për një fëmijë.

 “Po-po, flasim. Kemi një emër. Një emër goce, gjysmë i shpikur, ka dhe ca germa të emrit tim”, ka zbuluar Delli.

Modelja për herë të parë ka thënë se janë bërë 7 vite që nga momenti që ata janë njohur për herë të parë. Pas 3 vitesh Jori ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e një videoklipi të këngëtarit.

Delli tregon se në atë kohë që të dy kanë qenë të lidhur me persona të tjerë. Por gjërat ndryshuan më vonë kur Fred De Palma i ka shkruar në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Jori u bë e njohur në Shqipëri me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP 2”. Ajo i la publikut një shije mjaft të mirë me karakterin e saj humoristik. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button