Life Style

Gruaja ime vdiq, 6 muaj më vonë mora një telefonatë që më shtangu

Gruaja ime Rebeka dhe unë, festuam përvjetorin tonë të 26-të të martesës, ndërkohë që ajo merrte kujdes spitalor për shkak të luftës me kancerin të cilës prej disa vitesh i kërcënonte jetën. “Festuam” nuk është e drejtë të them, megjithëse u përpoqëm.

U kujdesa që atë ditë të visheshim mirë dhe bukur. Unë me kostum si në kohën që isha bërë dhëndër dhe Rebekës i solla një fustan blu elegant dhe sigurisht mora pijen tonë të preferuar Barbaresco-n. Pasi u këshillova me mjekun e saj, e mora në karrocën me rrota dhe e nxora jashtë në kopësht. Ishte e premte, ditë e bukur dhe plotë diell, njëjtë siç ishte dhe dita e dasmës tonë. Kopshti ishte plotësisht i lulëzuar dhe disa flutura të bukura vërdalliseshin pranë festës sonë të mjerë, edhe pse Rebeka dukej pak më entuziaste.

Ndërsa ishim duke sjellë në vëmendjen tonë kujtime shumë të bukura, Rebeka u ndal për një moment dhe po imagjinonte vazhdimin e jetës time pa të. Ajo më kërkoi t’i qëndroja sa më pranë vajzave tona, t’i ndihmoja sa të mundja, emocionalisht dhe financiarisht.

Me sinqeritet i thash; “Të lutem, mos ma thuaj sot këtë. Le të festojmë përvjetorin tonë”.

“E di, por edhe ti ke kaluar disa vite të vështira”, më tha Rebeka.

Rebeka ishte dobësuar shumë që nga momenti kur ajo u diagnostikua me kancer në moshën 53 vjeçare. Ngjyra e saj e lëkurës ishte bërë si ajo e një porcelani të bardhë, me shkëlqim. Por, sërish dukej aq e fortë dhe e bukur. Ende vazhdonte të mendonte më shumë për të tjerët, para vetes, ashtu siç bënte gjithmonë. Në fakt për hir të së vërtetës ato tre vite ishin më të vështirët për familjen tonë, që na bënë të kuptonim shumë gjera.

Bashkëshortja ime ishte e gjithanshme do ta quaja unë, sepse ajo mbaroi specializim në ekonomi, përveçse ndihmonte njerëzit të ndërtonin jetë mbi bazën e kredive në mënyrë që të dilnin nga skuta e errët e vështirësive ekonomike, ajo bënte dhe shumë gjëra të tjera. Jepte ndihmë vullnetare pranë kryqit të kuq, u përfshi me një organizatë tjetër vullnetare për të ndihmuar njerëzit që u ishin djegur banesat dhe kishin mbetur në qiell të hapur. Këto punë ishin të shtrira në vende të ndryshme, si Tanzani, Ekuador, Afrika e Jugut, etj.

Megjithatë t’i rikthehemi përvjetorit tonë, atë ditë pothuajse i harruam vështirësitë, por kjo nuk zgjati shumë. Vetëm pak ditë më vonë Rebeka ime i mbylli sytë përgjithmonë, duke rrënjosur tek unë dhe dy vajzat tonë një mall që nuk do të ikte kurrë. Jeta jonë mori një tjetër kthesë, ajo që ishte primare për mua ishte amaneti i Rebekës, për t’i qëndruar sa më shumë pranë vajzave tona. Edhe ato e patën shumë të vështirë ikjen nga jeta të mamasë dhe mbështetja emocionale ishte ajo që kishte më shumë rëndësi për to në ato momente.

Por në krye të 6 gjashtë muajve nga largimi i Rebekës, një telefonatë më shtangu, saqë nuk dija nëse do më lumturonte apo jo.

Ishte muaji prill dhe shoqja e ngushtë e bashkëshortes sime të ndjerë, Deb, më telefonoi.  Deb më tha se Rebeka i kishte kërkuar asaj që të më telefononte pas 6 muajve nga koha që ndërroi jetë, për të më thënë që të vazhdoja jetën dhe të njihesha me dikë tjetër në jetën time, pra me një tjetër grua.

Isha shumë i lënduar, malli për Rebekën më shtohej çdo ditë e më shumë, amaneti i saj për vajzat ishte vetë jeta ime tashmë dhe në këto kushte nuk dija si ta konsideroja këtë telefonatë dhe dhuratën e saj, e cila tregoi sërish se sa shumë kujdesej për mua edhe në botën tjetër.

Por, nëse nuk do ta pranoja kërkesën e saj, nuk e dija se sa të lumtur mund ta bëja me refuzimin, ndaj vendosa ta pranoja.

Sot 10 vite pasi Rebeka vdiq, unë e konsideroj veten me fat që kam gjetur një njeri të mirë, që kujdeset për vajzat tona dhe që pa u lënduar aspak, pranon mallin që unë kam ende sot për Rebekën time./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button