Life Style

Kush është ajo? Brad Pitt fotografohet me të dashurën 26 vite më të vogël

Paparacët që ishin në vendngjarje fotografuan çiftin për herë të parë së bashku

Brad Pitt dhe Ines de Ramon kanë bërë paraqitjen e tyre të parë zyrtare publike në Çmimin e Madh të Britanisë të dielën. Paparacët që ishin në vendngjarje fotografuan çiftin për herë të parë së bashku.

Kjo është gjithashtu hera e parë që publikohen foto zyrtare të yllit të Hollywood me partneren e tij. 60-vjeçari shihet i veshur në nuancat e së bardhës, me një xhaketë të verdhë, ndërsa 34-vjeçarja ka veshur një fustan blu të hapur dhe syze dielli.

Mediat e huaja shkruajnë se romanca mes dyshes filloi në nëntor të vitit 2022. Që atëherë ata kanë vazhduar të jenë bashkë dhe ndërkohë që lidhja e tyre duket se po shkon mirë, të dy kanë zgjedhur të mbajnë më private lidhjen e tyre.

Ata rrallë dalin publikisht së bashku dhe kur e bëjnë, kujdesen të qëndrojnë larg bliceve të paparacëve dhe të mbajnë larg syrit të publikut jetën e tyre personale.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë kësaj kohe, aktorit i duhet të menaxhojë çështjet ligjore të divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Angelina Jolie dhe problemet intensive me fëmijët e tij. Por për yllin 60-vjeçar, problemet e vazhdueshme ligjore dhe largimi nga fëmijët e tij vetëm sa kanë forcuar marrëdhëniet e tij me Ramon, sipas “DailyMail.com”./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button