Lajme

Ibrahimoviç shfaqet në festivalin e Sanremos, prezantuesi interist e tall: Po të ul në rreshtin e parë edhe pse në klasifikim…

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë i ftuari surprizë i mbrëmjes së sotme në Festivalin e Sanremos. Ish-sulmuesi suedez, kishte qenë pjesë e Sanremos edhe tre vite më parë, përkah prezantuesit Amedeus me të cilin kishte dhuruar disa momente shumë interesante pasi dihet në fakt se prezantuesi i njohur italian është një tifoz i zjarrtë i Interit.

Edhe sot, batutat nuk kanë munguar. Ibra kërkoi të ulej në lozhën e nderit në teatrin e famshëm “Ariston’ ku zhvillohet festivali. “Jo Ibra, aty në 74 vite është ulur vetëm presidenti i Republikës, Matarela”, tha Amadeus. “Pse, sa gola ka shënuar”, ishe përgjigja e shpejtë e ish-sulmuesit suedez.

“Unë të kam rezervuar vendin në rreshtin e parë, edhe pse nuk je i pari në klasifikim të kam vendosur të parin. Mendojeni pak që këtë gjë nuk ia kam thënë gjatë provave, do të më bëjë ta paguaj”, tha Amadeus duke qeshur, teksa Ibra dukej qartësisht se nuk e pëlqeu batutën e mikut të tij interist

“Po ulem, por do të të kontrolloj. Po të pashë të lodhur, do të kërkoj zëvendësimin se jashtë ka radhë prezantuesish”, tha Ibra para se të ulej./PANORAMASPORT.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button