Lajme

Një makinë digjet brenda lavazhit në Gjirokastër

Një automjet është djegur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas dëshmimtarëve makina ndodhej në brendësi të një lavazhi për larjen e makinave. Automjeti tip ‘Volswagen’ ishte në pronësi të shtetasit Andi K.

Pas marrjes së njoftimit për flakët në makinë kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Gjirokastrës për shuarjen e tyre.

Flakët kanë dëmtuar pjesën e motorit të makinës ndërkohë që sipas ekspertëve zjarrfikës zjarri në automjet ka qenë aksidental/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button