Bota

Gara për Shtëpinë e Bardhë/ Trump e thirri në debat, Biden i përgjigjet me të qeshura: Po të isha si ai…

Presidenti amerikan Joe Biden iu përgjigj kërkesës së paraardhësit të tij Donald Trump për një debat mes të dyve me të qeshura.

Biden u pyet për komentet e Trump pasi bëri një ndalesë në Las Vegas, duke përfunduar një udhëtim në Kaliforni dhe Nevada.

Presidenti tha se Trump duhet të dëshirojë të debatojë me të, sepse “ai nuk ka asgjë tjetër për të bërë”. “Po të isha në vend të tij edhe unë do të doja të debatoja”, tha Biden.

Trump u shfaq më herët të hënën në shfaqjen Dan Bongino dhe i tha ish-prezantuesit të Fox News se ai po bënte ‘zyrtarisht’ një thirrje që të kishte debate presidenciale dhe që ato të fillonin sa më shpejt.

Unë do të doja të bëja thirrje për debate të menjëhershme, do të doja ta debatoja tani sepse ne duhet të debatojmë”, tha ish-presidenti dhe kandidati për vitin 2024 në garën për Shtëpinë e Bardhë./bw

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button