“Kadale” – Adeyemi i Loredanës flet shqip, futbollisti tregon për fjalën që di në gjuhën tonë
Romanca e Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi është tejet e komentuar.
Dyshja po shijojnë lidhjen e tyre për më shumë se një vit, dhe shpesh herë janë parë bashkë.
Së fundmi, çifti u ndalua nga një tifoz shqiptar në Gjermani dhe ai i shtroi Adeyemit një pyetje: “A di ndonjë fjalë në gjuhën shqipe?”.
Ndonëse fillimisht i hutuar, futbollisti i Dortmundit i cili po mbante shallin kuq e zi, i tha se fjala që ai dinte në shqip ishte: “Kadale”.
Madje duke thënë këtë po bënte gjestin me duar, duke nënkuptuar se e dinte domethënien e këtij termi.
Loredana dhe Adeyemi kishin shkuar në stadium për ta parë nga afër paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024.
Videoja e xhiruar nga tifozi ku i shtroi edhe pyetjen besohet të jetë xhiruar jashtë stadiumit ose diku ku mund të jenë mbledhur tifozët shqiptarë./Telegrafi/