Vrau me thikë në zemër djalin sepse nuk kishte larë enët
Një krim i rëndë është regjistruar në Indiana të SHBA-ve. Babai 59-vjeçar ka vrarë me thikë në zemër djalin e tij 31-vjeçar, vetëm se ky i fundit nuk kishte larë enët.Sipas New York Post, vrasja ka ndodhur më 14 qershor me autor Timothy Ray Lisby dhe viktimë Christopher Allen.
Duke përshkruar atë që ndodhi, miku i familjes Jeremiah Green, i cili ishte gjithashtu një dëshmitar okular, tha se pas sherrit për enët e palara, Lisby u përlesh me djalin e tij. “Tim kishte një lugë në dorë dhe ai po godiste Chrisin me të dhe ai më bërtiti ‘Jeremy merre lugën’ dhe unë e bëra. Pastaj Tim vrapoi në kuzhinë dhe mori diçka me shkëlqim dhe të mprehtë dhe e përplasi në gjoksin e Chris-it aq fort sa mundi.”
Oficerët që mbërritën në shtëpi e gjetën 31-vjeçarin në dhomën e ndenjes, të gjakosur nga një plagë e hapur në gjoks. 31-vjeçari u dërgua në spital, iu nënshtrua një operacioni por ndërroi jetë një ditë më vonë. Sipas mikut të familjes, pasi ka goditur me thikë djalin e tij, 59-vjeçari e ka kuptuar seriozitetin e situatës dhe ka tentuar ta shpëtojë: “Po i bënte presion plagës dhe bërtiste “mos vdis, mos vdis”, tha dëshmitari/OraNews