Life Style

La BBV pas debatit me të, Meriton Mjekiqi dhe Fation Kuqari në një film, ja çfarë zbulon ish-banori

Fation Kuqari ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve të Eriola Docit.

Mes shumë pyetjesh, Eriola e ka ‘ngacmuar’ Fationin edhe për debatin me Meritonin, debat i cili solli vendimin e Fationit për të lënë lojën e BBV3 dhe ndodhi pas përplasjes mes Rikes dhe Meritonit, ku ky i fundit hoqi rripin e pantallonave para ish banores.

Eriola e ka pyetur Fationin nëse është e vërtetë që do të luajë në një film aksionin me Meritonin, si për të kuptuar më shumë rreth raportit të tyre ose për të dhënë ‘sinjale’ në publik se një projekt i tillë ndoshta po diskutohet.

EriolaThuhet lart e poshtë që ti e Meriton Mjekiqi do bëni një film aksion, sa e vërtetë është kjo? 

FationiNga ti po e dëgjoj, kështu që nuk di të ketë ndonjë gjë të vërtetë këtu.

EriolaSi i ke marrëdhëniet me të? Ke kontakt, raport apo fare? 

Fationi: Jo me Meritonin, po me disa nga pjestarët ku kemi qenë te shtëpia, nuk është se kam ndonjë kontakt.

EriolaPse vjen kjo apo jo arsye specifike? 

FationiJo arsye specifike, çfarëdo lloj gjëje me këdo i kam lënë.

EriolaNëse do të vinte propozimi, do e bëje një film aksion me Meritonin, se ai e ka folur gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. 

FationiNuk kam asgjë me Meritonin, përkundrazi. Jo me Meritonin, po me këdo që bëhet fjalë për një film dinjitoz dhe të mirë./SOT.COM.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button