Life Style

“Ishte një makth…”/ Konsiderohet si “Puthja më romantike e kinemave”, aktorja e Titanic tregon prapaskenat e filmit

Ajo ka shpjeguar gjatë intervistës se skena ku ajo puthet me Di Caprion në majën e anijes ishte një moment shumë i sikletshëm pasi ajo skenë ishte xhiruar shumë shpesh.

Aktorja e njohur Kate Winslet e “Titanic” ka dhënë një intervistë ku ka folur në lidhje me një skenë të filmit të njohur. 

Ajo ka shpjeguar gjatë intervistës se skena ku ajo puthet me Di Caprion në majën e anijes ishte një moment shumë i sikletshëm pasi ajo skenë ishte xhiruar shumë shpesh.

Gjithashtu ajo ka treguar se regjizori donte të kapte ndriçimin perfekt ndaj edhe skena u përsërit disa herë. Përveç kësaj i është dashur që të bëjë grimin vetë pasi grimierët nuk ishin prezentë. Gjithashtu një tjetër “siklet” për aktoren ishte dhe veshja.

Veshja saj e ngushtë ka vënë në vështirësi aktoren të bënte puthjen e përsosur.

“Gjatë skenës, në thelb isha duke ribërë grimin. Po ta shikoni nën fustan kam fshehur furçet e grimit që ti kisha sa më afër.” kujton Kate.

Skena, veçanërisht puthja, u deshën disa herë për t’u bërë saktësisht e duhura, dhe ishte një rrëmujë e vërtetë për aktorët.

“Ne vazhduam të bënim puthjen, dhe mu desh të rivendosja grimin si tek vetja ashtu edhe tek Leo, dhe kjo u bë e shpeshtë. Në fund të skenave dukesha çuditshëm me fytyrën plot grim të çrregullt” tha aktorja.

Leonardo u përball me një fat të ngjashëm pasi grimi i saj shumë më i zbehtë ia mbuloi fytyrën. Kate zbuloi gjithashtu se skena e puthjes ishte shumë e pakëndshme falë kostumit.

“Unë e shikoj atë dhe shoh se sa shumë nuk mund të merrja frymë në atë korse” tha ajo.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button