Dy herë fituesi i çmimit Oscar, aktori i famshëm shpërthen në lot duke deklaruar se nuk ka më para dhe nuk ka ku jeton
Aktori i famshëm Kevin Spacey shpërtheu në lot në “Piers Morgan Uncensored”, sot më 11 qershor, duke pranuar se nuk ka para, nuk ka ku të jetojë dhe po përballet me falimentimin.
Aktori i turpëruar zbuloi se shtëpia e tij do të konfiskohet dhe pranoi se ai është “shumë miliona” në borxhe pasi u përball me faturat ligjore në rritje ndërsa luftoi akuzat për sulm seksual. Dy herë fituesi i çmimit Oscar uli kokën dhe qau kur u pyet për gjendjen e tij aktuale financiare. Morgan e pyeti Spacey se ku banonte dhe kjo shkaktoi një valë emocionesh.
“Epo, është qesharake që e bëtë këtë pyetje sepse këtë javë ku unë kam jetuar në Baltimore po mw ndalohet”, tha Spacey. “Shtëpia ime po shitet në ankand, kështu që më duhet të kthehem në Baltimore dhe të vendos të gjitha gjërat e mia në një magazinë”.
Spacey ishte dukshëm emocional ndërsa vazhdoi të ndante me publikun situatën e tij të tmerrshme.
“Pra, përgjigja për këtë pyetje është se nuk jam plotësisht i sigurt se ku do të jetoj tani, por kam qenë në Baltimore që kur filluam xhirimet e House of Cards”, tha aktori.
Morgan ndaloi pak para se të vazhdonte me më shumë pyetje rreth financave të Spacey-t.
“A jeni duke u përballur me falimentimin?” e pyeti yllin.
Spacey u përpoq të mblidhte veten përpara se t’i përgjigjej pyetjes.
“Ka pasur disa herë kur mendova se do të falimentoja, por ne arritëm ta shmangnim atë, të paktën sot për sot,” i tha ai Morgan.
Kur u pyet se sa para ka aktualisht, Spacey u përgjigj: “Asnjë”.
Spacey po përpiqet të ringjallë karrierën e tij pasi u lirua nga akuzat për sulme të shumta seksuale në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023. Ai ka fituar pafajësinë e tij mes akuzave për një sulm seksual dhe sjellje të papërshtatshme. Projektet e tij, duke përfshirë “House of Cards”, u hodhën poshtë mes akuzave dhe gjyqeve të mëvonshme./LIVING