ShowBiz

Zarf paralajmërues nga Agai: Çdo thyerje e rregullave do të zbritet nga çmimi i madh

Agai ka paralajmëruar fermerët për penalitetet e mundshme, pasi ka konstatuar disa thyerje rregullash.

Në zarfin e lexuar nga Çiljeta, fermerët paralajmërohen të mos thyejnë më rregullat për të cilat janë dakordësuar.

Në të kundërt, siç shkruhet në zarf, për çdo thyerje rregullash do të ketë zbritje nga çmimi i madh.

“Janë ditët e fundit të qëndrimit tuaj në fermë, por janë po aq të rëndësishme sa të gjithë ditët e tjera. Secili prej jush ka krijuar imazhin dhe integritetin e vetë në publik dhe tek Agai. Titulli i fermerit duhet mbrojtur dhe respektuar, ndaj çojeni deri në fund misionin tuaj për veten dhe për ata që iu ndjekin dhe iu mbështesin. Agai ka vendosur një rregullore, të cilën ju jeni në dijeni, jeni dakordësuar dhe duhet ta zbatoni me përpikmëri, përndryshe do të përballeni me penalitete. Kam vënë re thyerje të rregullores, por cilido nga fermerët që shfaq kundërshti ndaj rregullores së vendosur do të ketë zbritje nga çmimi i madh”, shkruhej në zarf./ vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button