Life Style

500 paund gjobë nëse nuk regjistron… macen?!

Miliona pronarë macesh në Angli rrezikojnë një gjobë deri në 500 stërlinash nëse nuk arrijnë ta bëjnë macen e tyre me mikroçip dhe të regjistrojnë në një bazë të dhënash sipas ligjeve të reja që hyjnë në fuqi nga sot, shkruan faqja news.sky.com.

Legjislacioni zbatohet për macet e moshës 20 javëshe e lart, por nga nëntë milionë mace shtëpiake të vlerësuara në vend, deri në 2,2 milionë ende nuk kanë ende çip, sipas të dhënave nga shoqata bamirëse ”Cats Protection”.

Të kesh një mace me mikroçip nga një veteriner kushton midis 20 dhe 30 stërlinash.

Sipas studimit të kryer nga organizata bamirëse, rreth një e katërta e pronarëve që nuk arritën t’i bënin macet e tyre me mikroçipe dhe kjo ishte për shkak se kafshët e tyre nuk dilnin jashtë shtëpie.

Pothuaj 14% e tyre kishin deklaruar se ata arrinin t’i identifikonin ato nga gëzofi i tyre.

Pronarët e kafshëve që nuk kanë mikroçip do të kenë 21 ditë kohë për të implantuar një të tillë, në rast të kundërt do të përballen me gjobë financiare.

Skema e detyrueshme synon të lehtësojë ribashkimin e maceve shtëpiake të humbura ose të rrugës me pronarët e tyre.

Në BM shumë mace të humbura jetojnë një jetë të frikshme në rrugë, pa ushqim, pa ujë, pa strehë, pa kujdes veterinar dhe vazhdimisht në rrezik prej makinave dhe kafshëve të egra./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button