Life Style
Videoja që po bën ‘namin’, Bad Bunny ngec në getat e balerinës gjatë koncertit
Këngëtari i njohur Bad Bunny është përballur me një situatë të sikletshme teksa performonte në Coliseo de Puerto Rico në San Juan. Siç shihet edhe në videon që po bën xhiron e rrjetit, një nga kërcimtaret Kiara Rodriguez Saldivar u kthye me shpinë duke kërcyer shumë afër këngëtarit, shkruan TMZ.
Në atë moment getat e saj u kapën në gurat e xhinseve të Bad Bunny dhe mbetën ashtu për disa sekonda.
Dyshja siç vihet re edhe nga pamjet ishin në siklet pasi stafi ndërhyri të normalizonte ngjarjen e papritur. Pasi u lirua Bad Bunny vazhdoi me shfaqjen edhe pse ai nuk tha asgjë për disa momente para se të vendoste të mbyllte performancën.