Lajme

”Hulku” që çarmatosi Serbinë/ Katërputroshi i policisë së Kosovës zbuloi arsenalin e armëve në Banjskë

Në luftën kundër terrorizmit dhe kriminalitetit në veri të vendit policia e Kosovës ka edhe një agjent special katër putrosh.

Gazetari Edison Vatnikaj sjell historinë e ”Hulkut”, qenit që zbuloi armët pas sulmit në Banjskë.

Ky është Hulku jo personsh vizatimor por super qeni polic që ç’montoi Serbinë dukë zbuluar arsenalin e armëve në veri të Kosovës.

Hulku 5 vjeçar ishtë përfaqësuesi i Prishtinës në Tiranë në trajnimin për zbulimin e armëve, drogës dhe parave.

Minush Krasniqi i cili është trajneri i katerputroshit tregon për Ora News se në operacionin e zbulimit të armëve në Banjskë të Kosvës, Hulku ja doli më sukses të zbuloj arsenalin e fshehur në Manastir. 

‘’Hulku edhe shumë pjesëtarë të njësisë K9 kemi marrë pjesë në operacionin e Banjskës.

Kanë gjetur armë, të gjithë kanë patur rezultat’’.

Krasnqi tregon se Hulku për 1 vit del në pension por kjo nuk e ka penguar që të bëhët pjesë e njësisë speciale për anti terrorizëm.

‘’Ne punojmë që 4 vite në operacional me këtë qen.

Zakonisht njësia k9 në policinë e Kosovës ne veprojmë në kuadër të njësive speciale’’.

Hulku tashmë prej kohësh bashkë me qent e tjerë të policisë së Kosovës realizojnë ptarullime në Veri.

Në cdo rast që blutë kanë informacionë për bastisje banese, i pari që angazhohet është pikërisht Hulku i Kosovës./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button