Sport

Autoritetet gjermane i prishin planet UEFA-s, ceremonia e hapjes së Euro 2024 në rrezik

UEFA prej vitesh mundohet të ndalojë fishekzjarrët në stadiume mes tifozëve, por kur bëhet fjalë për ceremonitë e aktiviteteve që organizon, i vlerëson si shumë të rëndësishme për të krijuar atmosferën e duhur në stadiume.

Por ceremonia e hapjes së Euro 2024 në Mynih, mund të zhvillohet pa hedhjen e fishekzjarrëve. Shkak është bërë mosdhënia e lejes nga departamenti i zjarrfikësve të Mynihut për UEFA-n, që të përdorë materiale piroteknike në stadiumin e qyteti ku do të nisë aktiviteti të premten me ndeshjen Gjermani – Skoci.

Plani i UEFA-s parashikon ndezjen e tymuesve brenda stadiumit dhe jashtë tij, për të krijuar një ambient sa më spektakolar me ngjyra.

Deri tani bashkia nëpërmjet departamentit të zjarrfikësve, nuk ka aprovuar planin, ajo ka kërkuar që aktivizimi i fishekzjarrëve duhet të bëhet vetëm nga persona profesionistë, duke detyruar UEFA-n që të plotësojë dokumentacionin që i nevojitet për të vërtetuar se ky moment i shfaqjes, do të mbulohet pikërisht nga ekspertë dhe jo thjesht vullnetarët./Shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button