ShowBiz

Shumë pranë finales, Baby G-Dijonisit: Nuk dua të dal në sfidë me ty!

  

Dijonisi dhe Baby G kanë diskutuar së bashku për sfidat që i presin në 12 Qershor, në finalen e madhe të “Ferma VIP”.

Baby G u shpreh se nuk dëshiron të dal në sfidë “kokë më kokë” me Dijonisin.

Të njëjtin mendim ndau edhe fermeri, duke e argumentuar se këngëtarja është shumë e fortë për sfida. Dijonisi tha se për të do ishte perfekte të dilte në sfidë me Çiljetën.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Ke për të luftuar me mua para gjithë Shqipërisë për 100 mijë euro, si qenë, bjere lekun këtu, bjere këtu…

Baby G: Vetëm nuk dua të dal në sfidë me ty. Vërtet nuk dua

Dijonisi: As unë nuk kam qejf të dalë me ty, se ti je e fortë. Kam hallin se po ma merr. Inshallah më bije ndonjë sfidë me Çiljetën. Në sfidë fizike, Çilit i bëj zbor. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button