Life Style

Artisti francez vetëvritet disa orë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij

Artisti francez vetëvritet disa orë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij

Artisti francez Ben, i njohur për sloganet e tij ironike, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, duke i dhënë fund jetës vetëm disa orë pas vdekjes së gruas së tij, me të cilën ishte martuar që prej 60 vitesh.

Gruaja e tij, Ani, pësoi një goditje të hënën në mbrëmje dhe vdiq të mërkurën, thanë në një deklaratë dy fëmijët e çiftit, Eva dhe Francois.

Pa dëshirën për të jetuar, Ben kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në Nice, Franca jugore.

Artisti, emri i të cilit ishte Ben Vautier, lindi në 1935 në Napoli.

Në moshën 14-vjeçare ai u transferua në Nice dhe kaloi pjesën tjetër të jetës së tij atje.

Ai ishte i lidhur me lëvizjen Fluxus të viteve 1960, siç raportohet nga AFP, e cila kërkonte të shkundte ujërat në art me një stil ironi provokuese.

Beni firmoste gjithçka si krijim i tij, nga trupat e kalimtarëve në Nice e deri te veprat e artistëve të tjerë.

Por ai këmbënguli se pas batutave kishte gjithmonë një mesazh serioz.

Ai u bë më i njohur për sloganet e tij humoristike, siç është ajo në foto që thotë “Zvicra nuk ekziston”.

Zakonisht ato pikturoheshin në të bardhë me grafika fëmijërore./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button