Life Style

Historia prekëse, veterani i Luftës II Botërore, vdes në moshën 102 vjeçare teksa po udhëtonte në Francë për 80 vjetorin e zbarkimit në Normandi

Robert Persichitti, një veteran 102-vjeçar i marinës amerikane të Luftës së Dytë Botërore, vdiq javën e kaluar ndërsa po udhëtonte për në Francë për të përkujtuar 80-vjetorin e D-Day, sipas Honor Flight Rochester, një organizatë veteranësh.

Persichitti ishte një “djalë i mrekullueshëm, i këndshëm, i përulur”, për të cilin  ishte “kënaqësi për ta njohur, kënaqësi për të biseduar”, tha presidenti dhe CEO i Honor Flight Rochester, Richard Stewart, i cili i tha CNN se mësoi për vdekjen e mikut të tij të premten e kaluar.

“Na mungon ai,” tha Stewart.

Ndërsa Persichitti vdiq teksa ishte nisur për në Normandi – ku zbarkimi i forcave aleate më 6 qershor 1944, hodhi themelet për humbjen e Gjermanisë naziste – ai shërbeu në Paqësor si ndërlidhës në bordin e USS Eldorado, tha Steëart. 

Persichitti u sëmur javën e kaluar gjatë një ndalese në Gjermani ndërsa ishte nisur për në Normandi, tha Al DeCarlo, një mik që po udhëtonte me Persichitti, për degën e CNN WHAM. Persichitti u transportua me avion në spital dhe vdiq menjëherë pas kësaj, tha DeCarlo.

“Doktoresha ishte me të. Ai nuk ishte vetëm, ai ishte në paqe dhe ishte rehat”, tha DeCarlo. “Ajo vuri këngëtarin e tij të preferuar, Frank Sinatra, në telefonin e saj dhe ai na la në mënyrë paqësore”.

Persichitti kishte probleme me zemrën në të kaluarën, “por për 102 vjet, unë do të thosha se ai ishte në shëndet të shkëlqyer,” tha Stewart për CNN.

Persichitti ka lindur në një qytet minierash qymyrguri jashtë Pitsburgut, tha Stewart, duke përshkruar “fillimet modeste dhe të varfra” të mikut të tij Bob. Pas luftës, Persichitti punoi si mësues zdrukthtari në Rochester, Nju Jork, sipas Sallës së Famës së Veteranëve, dhe në 1972 mori një diplomë nga SUNY Buffalo.

Persichitti-t i pëlqente të udhëtonte dhe të fliste me brezat e rinj për përvojat e tij, duke vizituar shpesh shkollat ​​për të folur me studentët rreth Luftës së Dytë Botërore, tha për WHAM miku i tij, pastor ëilliam Leone.

“Ishte një privilegj ta njoh atë dhe do të më mungojë”, tha Leone për stacionin.

Persichitti ishte një nga të paktët amerikanë të mbijetuar që shërbeu në Luftën e Dytë Botërore, një popullsi që po pakësohet me shpejtësi. Që nga viti 2023, vetëm 119,550 nga 16.4 milionë që shërbyen – më pak se një përqind – ishin ende gjallë, sipas Muzeut Kombëtar të Luftës së Dytë Botërore në Neë Orleans. Në atë kohë, rreth 131 veteranë të Luftës së Dytë Botërore vdisnin çdo ditë, tha muzeu.

Presidenti i SHBA Joe Biden nënvizoi këtë pikë të enjten, duke u thënë të pranishmëve në përkujtimin e Ditës D të këtij viti në Normandi se ajo mund të jetë e fundit që përfshin veteranët e gjallë. Ky fakt, tha ai, duhet t’i shtyjë amerikanët të vazhdojnë luftën kundër tiranisë.

“Ne nuk jemi larg nga koha kur zërat e fundit të gjallë të atyre që luftuan dhe u gjakosën në “D Day” nuk do të jenë më me ne,” tha Biden. “Pra, ne kemi një detyrim të veçantë. Nuk mund të lejojmë që ajo që ndodhi këtu të humbasë në heshtjen e viteve që do të vijnë.”/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button