ShowBiz

Dijonisi “bëhet copash” ta ndalojë të largohet, Albano: E di që do pendohem, por është vendimi im personal

“E di që do pendohem, por është vendimi im personal”. Kështu është shprehur aktori Albano Bogdo, teksa mori valixhen dhe iu drejtua derës kryesore për të dalë përfundimisht nga “Ferma VIP”.

Përpjekjet e fermerëve të tjerë ishin të mëdha për ta bindur që të mos largohet. Veçanërisht Dijonisi, u bë “copë” për ta mbajtur në fermë me dhunë, por aktori i bindur në vendimin e tij nuk është bindur.

E di që do pendohem, por e kam marrë vendimin”, tha Albano.

Nuk do dalësh, a do të zihemi. Ti nuk ke shanse të dalësh, nuk të lë unë. Mos u merr me fjalët e atij. E kam provuar vetë dhe do pendohesh kur të dalësh. Ke ndenjur 70 ditë, nuk po rri edhe 10 ditë. Duro”, i thotë Dijonisi teksa i tërheq valixhen aktorit.

Është e drejta ime. Të lutem respekto vendimin tim. Është vendimi im personal”,thotë Albano i prerë dhe takohet me fermerët, duke u larguar përfundimisht.

Por kur të gjithë fermerët e tjerë u mërzitën me këtë vendim të aktorit, i vetmi që nuk e prishi terezinë ishte “shkaktari”, Robert Aliaj.

Ndërsa Albano po largohej, Roberti ishte i qetë në oborr, duke luajtur basketboll./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button