Kulturë

“Kam 20 vjet aktor, ju do të më mësoni mua si të luaj” – Përplasja e Agim Shukes tek “Shi në plazh” me regjisorin

Regjisori Gëzim Kame ka qenë i ftuar në emisionin “Kur xhirohej një film”, për të folur për komedinë “Shi në plazh”.

Ai ka treguar dhe përplasjen që kanë pasur në fillim me aktorin e njohur Agim Shuke, të cilit nuk i pëlqeu mënyra si e trajtuan.

“Patëm një përplasje gjatë leximit të tekstit, sa u nervozua dhe e mbylli fare tekstin që kishte para.

Unë tha 20 vjet aktor, do më mësoni ju mua tashti, sikur të jem student.

I thotë Viktor Zhusti, shiko, këtu ne me njëri-tjetrin mësojmë të gjithë nga njëri-tjetri.

Kështu që mos e merr për fyerje.

Ky ishte incidenti i parë dhe i fundit me të, që më kujtohet.

Kjo ishte thjesht një kërkesë pune, por ai u ndje i fyer.

Megjithatë unë e kam pasur në të gjitha veprat e mia atë si aktor”, ka thënë Gëzim Kame.

“Shi në plazh” konsiderohet një nga komeditë më të bukura shqiptare, bashkë me “Pallati 176”./aktoretshqiptare.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button