Life Style

“Je e sëmurë, je film horror”/ Banorët nuk i kursehen Ilnisës as pas mbarimit të BBVIP

Ish-banorët e “Big Brother VIP3” duket se debatet e nisura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk i kanë lënë pas, por i vazhduan edhe në puntatën e parë të post BBV.

Ish-banorët e “Big Brother VIP3” duket se debatet e nisura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk i kanë lënë pas, por i vazhduan edhe në puntatën e parë të post BBV.

Madje duket se ‘armiqësia’ mes Ilnisa Agollit dhe Egla Cenos që nisi në reality show, do të vazhdojë edhe jashtë.

Mbrëmë gazetarja u shpreh se ‘Egla e vizatoi gjithë rrugëtimin me atë kauzën duke luftuar për gratë’.

“Mua më duket qesharake sesi e quan fitore. Po kaloj ca ditë bukura dhe të qeta, po të shikoj sot shumë simpatike në humbjen tënde. E kuptoj anën financiare, por a ta lehtëson ndërgjegjen kjo? Të njëjtën sjellje e vazhdon dhe jashtë?”, ishin disa nga fjalët e Ilnisës drejtuar Eglës.

Këtë sjellje të Agollit e komentuan disa ish-banorë si Fation Kuqari dhe Erjola Doçi.

Sipas Fationit, Ilnisa është xheloze pasi Egla i ka zënë vendin. Ai shtoi se Ilnisa ka bërë të njëjtën sjellje si Ceno në shtëpinë e BBV dhe vjen tani e kritikon aktoren.

Ndërsa Erjola shton se ‘Ilnisa ka një mllef ndaj Cenos, por edhe ndaj saj’. Sipas Doçit, Agolli ‘është e sëmurë dhe film horror’ duke iu referuar deklaratave që ajo ka bërë nëpër intervista të ndryshme.

Pjesë nga biseda:

Fationi: Unë do të jap përshtypjen time se mendoj se Ilnisa në këtë situatë, vazhdon akoma e po bën “Big Brother”. Në një far forme Ilnisës i është zënë vendi dhe është xheloze se mund të ishte në vend të Eglës, por ia zuri Egla. Ka bërë të njëjtat gjëra, ka bërë edhe më keq. Ilnisa në fillimet e Big-ut, ne e kemi ditur të gjithë se sa vinte ajo na dukej sikur ishte një hije e keqe në shtëpi, e kemi thënë të gjithë këtë gjë. Është e revoltuar se do ishte Ilnisa në vend të Eglës, e Egla i zuri vendin se të njëjtat sjellje kanë bërë të dyja. Ajo ka goditur femrat në mënyrat më të këqija, e ajo i thotë Eglës. Duhet të reflektosh te vetja

Ilnisa: Mi rëndit pak

Fationi: Ja ku e ke Erjolën, ja ku e ke Ledjonën. Nuk dua ti diskutoj se unë Big Brother e kam mbyllur, por ti që ke ardhur e revoltuar dhe je xheloze ndaj fitores së Eglës

Ilnisa: Jam xheloze, seriozisht e ke?

Fationi: Po kështu duket, xheloze ndaj situatës si kanë ardhur

Erjola: Ajo që më bën shumë përshtypje është se Juli dhe Egla kanë patur debatet e tyre dhe janë të freskëta se kanë qenv finalistë. Po Ilnisa ka dy muaj e kusur që ka dalë dhe i bashkëngjitëm Fationit, ka një mllef për Eglën që nuk i zë vendi vend. Sa arriti që në Top Albania Radio të thoshte ka seksualizuar, pra të shtojë edhe një tentakulë tjetër, ta ndërlidhte me Meritonin. Je e sëmurë, se edhe për mua ke thënë tek emisioni im dhe i Ronaldos ‘t’a kisha foton e Erjolës t’a zieja në ndonjë tenxhere’. Domethënë je një film horror. Edhe unë të bëj ty një hallvë simbolike, e di kujt t’ja bëj hallvën se ti je person filozofik dhe e kupton simbolikën. E ti pa asnjë lloj simbolike do të më ziesh në tenxhere, je horror./gazetashqip

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button