Shëndet

Pini ujin që ka qëndruar gjatë natës në gotë? Ja çfarë ndodh në trupin tuaj

Ju ka ndodhur të pini ujin e lënë jashtë gjatë natës apo edhe para një dite? Keni vënë re një shije paksa ndryshe? Në fakt, uji nuk ka shije, por nëse ai qëndron për një ose disa ditë mund të marrë një shije të çuditshme.

Edhe nëse lini rubinetin e ujit pa e hapur për një ose disa ditë, uji fillon të marrë një shije jo të mirë. Disa supozojnë se kjo ndodh për shkak të mikroorganizmave. Këto të fundit, në temperaturën e dhomës fillojnë të shumohen me shpejtësi.

Një gllënjkë mund të krijojë një mori mikrobesh, shtoji kësaj edhe pluhurin e ambientit. Por, nuk është kjo ajo që e bën me shije ujin e ndenjur dhe për këtë duhet të “falënderojmë” dioksidin e karbonit.

Pas një kohe prej 12 orësh, dioksidi i karbonit fillon të përzihet me ujin duke ulur pH dhe duke i dhënë atij një shije jo të mirë.

Nuk është mirë që të ndani gotën tuaj të ujit me të tjerët, sepse mund të krijohen mikroorganizma të shumtë që nuk ju bëjnë mirë për shëndetin.

Sa u përket shisheve të ujit që mund të lini në makinë ose në diell, Dr. Kellogg Schwab, drejtor i Institutit të Ujit (Universiteti Johns HopkinS) thotë se në të do të krijohet një komponent kimik i quajtur bisphenol-A(BPA). Është një distributor i lidhur ngushtë me sëmundjet e zemrës dhe shfaqjen e kancerit.

Po sipas tij, shishet plastike janë planifikuar të përdoren vetëm një herë dhe jo të rimbushen herë pas here. Ndaj, përpiquni të shmangni ujin e ndenjur e aq më pak atë që gjendet në shishe plastike./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button