Sport

Vllaznia i ”rrëmben” mesfushorin Erzenit, kroati prezantohet tek shkodranët

Mesfushori kroat, Amir Kahrimanoviç, është tashmë lojtar i Vllaznisë.

Ai ka qenë pjesë e Erzenit skuadër e rënë nga kategoria dhe tashmë do të vazhdojë një aventurë të re me kuqeblutë.

Kroati ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me shkodranët

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se nga sot pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti Amir Kahrimanoviç.

Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord dhe më pas është firmosur një kontratë njëvjeçare me mesfushorin-fantazist që në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Erzenit ku ka spikatur me performancën e tij.

Welcome Amir!”, shkruhet në profilin e klubit shkodran./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button