Çfarë po ndodh në “Ferma VIP”? Pas flirtit me Baby G, Dijonisi i shpreh ndjenjat Diteas: Kam rënë në dashuri me ty
Dijonisi pas rihyrjes duket se ka trazuar “ujrat” në “Ferma VIP”.
Pas flirteve të shpeshta me Baby G, ai i ka shprehur ndjenjat Diteas.
Teksa fillimisht mes dyshe pati një sërë batutash, ku Dijonisi i tha Diteas se do i gjente një burrë, më pas ai i ka shprehur ndjenjat.
Dijonisi i tha se ka rënë në dashuri me blogeren që prej fillimit, duke i lënë asaj edhe një afat për të marrë një përgjigje.
Kjo deklaratë e tij u prit me të qeshura nga Ditea, e cila e quajti këtë një shaka.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Ditea dua të të them diçka.
Ditea: Më thuaj.
Dijonisi: Kam që ditën e parë që kam krijuar një farë pëlqimi për ty. Që në momentin që të kam parë ty, jeta ime ka ndryshuar komplet.
Ditea: Si ka mundësi, si ndryshoi kështu?
Dijonisi: Jam i dashuruar me ty.
Ditea: Si e kuptove këtë?
Dijonisi: Energjia jote më bën të ndihem mirë, sa herë të shoh emocionohem.
Ditea: Prandaj u ktheve ti?
Dijonisi: Ma bëj hallall që nuk ta kam thënë më parë.
Ditea: Unë e kuptoj që e ke vuajtur përbrenda.
Dijonisi: Mendoje dhe më kthe përgjigje në darkë.