ShowBiz

“Jam gjithë ky seksi burrë…”/ Egla flet për Julin: Nuk më bën as ftohtë as ngrohtë…

Më 25 maj është finalja e madhe e “Big Brother VIP3” dhe të gjithë po presin me padurim për të mësuar emrin e fituesit të këtij edicioni të reality show-t

Më 25 maj është finalja e madhe e “Big Brother VIP3” dhe të gjithë po presin me padurim për të mësuar emrin e fituesit të këtij edicioni të reality show-t.

Mbrëmë Vëllai i Madh vendosi që t’u bënte një surprizë 5 finalistëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Disa nga gazetarët e ekranit të Top Channel iu bashkuan për pak orë banorëve. Ed Manushi, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Bieta Sulo, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi dhe Ina Kollçaku  darkuan mbrëmë me Julian Dedën, Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin.

Ndërkohë të ftuarit kanë ngacmuar herë pas here 5 finalistët me pyetje të ndryshme.

Ronaldo pyeti banorët e dashuruar brenda shtëpisë së BBV3 se kur kanë kuptuar se janë dashuruar. Madje ai ngacmoi edhe Eglën dhe Julin me këtë pyetje.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Egla dhe Juli, kur e kuptuat se e doni njëri-tjetrin?

Juli: E vërteta është kjo, deri tani e kanë kuptuar vetëm Arbëri me Orin, ne nuk kemi kuptuar gjë

Egla: Sinqerisht unë nuk i dua të keqen askujt në këtë faqe toke, as Julit. Nuk është një nga personat që më bën as ftohtë as ngrohtë përsa i përket dashurisë njerëzore

Juli: Po pse moj, jam gjithë ky seksi burrë, shih si jam me bark me gjëra

Egla: Nëse flasim për seksin, ai është një burrë shumë i martuar dhe unë jam një grua shumë grua…

Juli: Mund ta thuash edhe sekretin e fundit që të ka ngelë pa thënë

Egla: Ne duke qenë kolegë kemi një respekt të largët, duke mos e njohur fort mirë njëri-tjetrin, për çdo njeri që bën artin e aktrimit/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button