ShowBiz

Incidenti me Himenën gjatë sfidës, Albano flet për eksperiencën e tij me atakun e panikut: As hasmit nuk do ia uroja

Pas një mbrëmje sfidash në “Ferma VIP”, Albano dhe Valeri diskutuan për përballjet që ndodhen.

Albano tha se ajo çfarë i ndodhi Himenës e habiti atë, pasi edhe ai përjeton atake paniku, por nuk ka shkuar asnjëherë në atë gjendje.

Nga ana tjetër, Valeri tha se ajo humbi ndjenjat dhe trupi i saj veproi në këtë mënyrë pasi nuk kishte fuqi.

Pjesë nga biseda:

Albano: e di sa vite kam unë që vuaj nga ataku i panikut? Të kam thënë.

Valeri: Po më ke thënë.

Albano: Nuk më ka ndodhur asnjëherë ajo që i ndodhi Himenës. Edhe unë kam pësuar atake paniku, më shkonte tensioni 21 me 13. Shumë e çuditshme si e la trupi ashtu. Nuk kam parë njeri ashtu.

Valeri: Nuk është ajo, mos i ra edhe sheqeri.

Albano: Me shumë mundësi humbi ndjenjat sesa atak paniku.

Valeri: Po nga s’forcimi. Nuk ishte e fortë.

Albano: Nuk ishte, mezi e mbante gomën ajo.

Valeri: Krizë e lehtë.

Albano: Më shumë ankth sepse atak paniku është fjalë e madhe.

Himena dhe Xhesika dolën si dy më pak të preferuarit e publikut, ku u përballën së bashku në një sfidë të dhënë nga Agai.

Gjatë sfidës Himena pësoi atak paniku, e cila u asistua menjëherë nga mjekët.

Sfida u fitua nga Xhesika. /vizionplus/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button