Kush është babai i katër fëmijëve që prej vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e mitur, 15-vjeçarja e denoncoi vetë në polici
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës ku një 48-vjeçar është vënë në pranga pas denoncimit të bërë nga vajza e tij për incest.
Bledar Rako, babai i katër fëmijëve, është akuzuar nga vajza 15 vjeçe, se prej 4 vitesh ai kryen marrëdhënie seksuale me të.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””, theksohet në njoftimin zyrtar të policisë./tch