Rriten tensionet rajonale, Koreja e Veriut lëshon raketa lundrimi në brigjet lindore
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa lundrimi në brigjet e saj lindore, thotë ushtria e Koresë së Jugut.
Në muajt e fundit shteti komunist i armatosur me armë bërthamore ka testuar raketa në mënyrë të përsëritur, duke rritur tensionin rajonal.
Nisja e së dielës u zhvillua pranë portit të Sinpo. As numri dhe as lloji i raketave nuk janë ende të qarta.
Të mërkurën, Koreja e Veriut testoi një raketë të re strategjike lundrimi të quajtur Pulhwasal-3-31, thotë agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap.
Duke raportuar nisjen e re, e cila u zhvillua në orën 08:00 me orën lokale të shtunën, Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se “ushtria jonë është koordinuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të monitoruar shenjat shtesë të provokimeve të Koresë së Veriut”./OraNews