Life Style

“Më linin vetëm në mes të malit, jetoja me traumën se…”/ Historia e fëmijërisë e Albatrosit në fshat: Babai më…

Albatrosi ka rrëfyer pjesëza nga jeta e tij në fëmijëri dhe sesi babai i ka vërë të jetojë historinë e filmit “ Beni ecën vetë”.

Albatros Rexhepaj ka qenë i ftuar në rublikën “Galleri” të emisionit “E diell” në Top Channel ku ka treguar histori nga fëmijëria e tij.

Albatrosi ka rrëfyer pjesëza nga jeta e tij në fëmijëri dhe sesi babai i ka vënë të jetojë historinë e filmit “ Beni ecën vetë”.

Ai ka treguar se i ati e dërgonte në fshat çdo verë ku ai përjetonte aventura nga më të ndryshmet, duke filluar nga tallja e fëmijëve deri tek puna e çobanit.

Babi im ka pasur një ide që romanin “Beni ecën vetë” duhet që çdo çun ta lexojë dhe ta jetojë. Sa vinte korriku mua më çonte në fshat dhe më thoshte që do vij të të marr në shtator. Është identike me historinë “Beni ecën vetë”. Kur ata talleshin me mua se unë isha çuni i qytetit, më linin në mes të malit, më thoshin e sheh këtë dhinë? Duhet t’ja pish qumështin direkt. Unë i besoja të gjitha dhe pastaj çdo gjë që e ke parë tek filmi “Beni ecën vetë” e kam përjetuar vetë me talljet e tyre. Ishte kënaqësia e këtyre kushërinjve të mi që të talleshin me një çun qyteti” ka thënë Rexhepaj.

Ai e ka shpjeguar me detaje sesi ndihej kur jetonte jetën e fshatit duke treguar dhe demostruar edhe me foto kohën e tij nga fëmijëria. Gjithashtu ai ka shtuar se ka jetuar me frikën e pyllit pasi e linin vetëm në mal dhe friksohej mos vinin kafshët e egra.

Ky është fshati Kabash dhe trastat që kanë këta fëmijë të tjerë e kanë pasur me bukë. Të gjithë këtu kemi qenë çobanë. Në mëngjes bashkohej e gjithë baktija e fshatit si nëpër filma, dele, lopë dhi, unë isha çoban dhish sepse më dukej më interesante se çdo gjë, dhe gjithë kodrës, maleve përpjetë dhe ktheheshim në mbrëmje. Këta janë të gjithë kushërinjtë e mi në foto. Më linin në mes të malit dhe më thoshin kujdes se kalon arusha. Unë jetoja me traumën që mund të vinin arinjtë dhe më linin vetëm me orë të tëra” tha Rexhepaj.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button