Lajme

Valët e të nxehtit vrastar/ Sa është numri i vdekjeve nga temperaturat e zjarrta

Universiteti i Melburnit ka kryer një studim në lidhje me ngrohjen globale gjatë viteve 1990 deri 2019. Si rezultat i studimit temperatura sipërfaqësore e tokës është rritur me 1.14 °C  gjatë periudhës 2013 deri në 2022 duke e krahasuar me periudhën e 1850-1990.

Parashikimet  nuk janë pozitive pasi pritet një tjetër rritje temperaturash prej 0.41-3.41°C  në vazhdim. 

I nxehti sa vjen e rritet me një shpejtësi të madhe dhe të ashpër. Ky studim gjithashtu analizoi dhe numrin e të vdekurve nga temperaturat e larta. Gjatë stinëve të nxehta të periudhës 1990-2019, afro 0.94% e numrit total të vdekjeve lidhej drejtpërdrejt me valët e të nxehtit,153.078 të vdekur çdo vit, ose ndryshe 236 të vdekur për çdo 10 milionë banorë.

Në rajone ku ku ka klimë polare dhe alpine normat e vdekshmërisë në lidhje me të nxehtin janë më të larta ndërsa në rajonet me klimë tropikale ose me të ardhura të ulta regjistrohet një  rënie më e madhe në tre dekadat e fundit.

Këto rezultate theksojnë rëndësinë e vendimeve që qeveria duhet të marri në sektorin e shëndetësisë duke marrë gjithashtu në konsideratë pabarazitë ndërmjet komuniteteve./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button