Sport

Një “Shqipëri” e dytë në Euro 2024! Zvicra publikon listën paraprake të kombëtares

Zvicra ka programuar dy takime miqësore përpara fillimit të kompeticionit europian

Publikohet lista paraprake e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës në Euro 2024. Helvetët janë pjesë e grupit A bashkë me vendasit e Gjermanisë, Hungarinë dhe Skocinë.

Pjesë e skuadrës së drejtuar nga Murat Yakin janë edhe 6 futbollistë me origjinë shqiptare: Granit Xhaka (Bayer Leverkusen), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire), Ardon Jashari (Luzern)Andi Zeqiri (Genk), Uran Bislimi (Lugano) dhe Albian Hajdari (Lugano).

Lista zyrtare do të shpallet javën e parë të muajit qershor (7). Zvicra ka programuar dy takime miqësore përpara fillimit të kompeticionit europian që do të zhvillohet në tokën gjermane (14 qershor-14 korrik).

Kundër Estonisë në Luzern në datën 4 qershor. Dhe katër ditë më pas përballë Austrisë në St. Gallen./ SuperSport

Whatsapp Image 2024 05 17 At 14.36.38

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button