ShowBiz

“Shoqëria jote t’a ka shtruar rrugën”/ Juli i del në mbrojtje Heidit: Shqiptarët kanë parë një vajzë që…

Meriton Mjekiqi mendon se Julian Deda, Egla Ceno dhe Romeo Veshaj, ia kanë shtruar rrugën Heidi Bacit në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP3”

Meriton Mjekiqi mendon se Julian Deda, Egla Ceno dhe Romeo Veshaj, ia kanë shtruar rrugën Heidi Bacit në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP3”.

Por Juli dhe Heidi nuk janë aspak dakord me këtë. Aktori i njohur ka analizuar lojën e Bacit në fillim fare, ku tregon arsyet se pse ajo është pëlqyer nga publiku.

Sipas Dedës, Heidin publiku e ka parë si një vajzë që nuk ngatërrohet, korrekte, e arsyetueshme dhe që nuk bën kompromise. Juli shton se fillimi kaq mirë, ka bërë që Baci në fakt ia ka shtuar vetë rrugën vetes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Juli, Egla dhe Romeo t’a kanë lehtësua rrugën

Heidi: Po pse?

Juli: Pse nuk e merr pak më të thjeshtë o Meriton…

Meritoni: Të kanë përfshirë në muhabete

Heidi: Jam lodhur shumë psikologjikisht

Juli: Të bëj një llogari të thjeshtë. Ja kemi lehtësuar ne rrugën?

Meritoni: Po, e keni thënë vetë o Deda

Juli: Fillimi ka të bëjë shumë për këtë lojë. Kush nisi dhe si përcaktohen territoret. Nëse ne ja kemi lehtësuar rrugën asaj, në momentin që ka dalë e preferuar, unë kam qenë te të preferuarit, Egla ka qenë te më pak të preferuarit, ça rruge i ka bërë ajo asaj? E dyta, nëse Romeo e ka favorizuar atë, si ka mundësi që ka favorizuar këtë dhe ka dobësuar veten e vet?

Baci ishte një vajzë e panjohur për shqiptarët, e dyta kanë parë një njeri që nuk ngatërrohet, që është korrekte, e arsyeshme, nuk para bën kompromise. Kështu ka bërë edhe në fillim. E kanë parë të tillë dhe nuk ka lidhje as me mua, Eglën apo Romeon. / g sh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button