Life Style

Ema Andrea: “Alma ka ndëshkuar një shoqëri të tërë, po vritemi për një parkim”

Familja e cila u vetëmbyt në ujërat e Bunës në Shkodër, nëna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, 3, 8 dhe 9 vjeç është bërë temë diskutimi ditët e fundit të panelet televizive.

Në emisionin “Open” me drejtuese Eni Vasilin, ishin të ftuara juristja Eni Çobani, historiania Nevila Nikaj, shkrimtarja Vera Bekteshi dhe aktorja Ema Andrea.

“Ne nuk jemi ekspertët por jemi me shpresën se duam të gjejmë një arsye. Viktima me aktin e saj na ka ndëshkuar të gjithëve, ka lënduar një shoqëri të tërë. Dhe ne sot përpiqemi të gjejmë një motiv edhe për të lehtësuar shqetësimin që na jep, por jo, detyra e shoqërisë së zhvilluar është t’i qëndrojë dhimbjes dhe ta analizojë, përpara se të shkojnë në këto gjykimet ekstreme.

Njësoj si miti i Medeas e cila vret fëmijët jo vetëm për të ndëshkuar burrin e saj, por për të ndëshkuar një shoqëri të tërë. Ajo është një vepër për emancipimin e gruas duke e çuar në ekstrem. Këtu kemi rastin e kapërcimit të të drejtës. Mua më vjen keq sot që ne jetojmë ngjarje me zgjidhje antike primitive.

Ne sot vdesim për një parkim, bërtasim për një arsye banale, për një gardh etj, sepse marrim të drejtat tona absolute deri kur i kapërcejmë”, u shpreh Ema Andrea./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button