ShowBiz

Albano nxehet keq me Baby G, por në fund e fal: Kanë 15 vjet që më njohin njerëzit, po të flas se je shumë “hot”

Albano dhe Baby G e kanë vijuar diskutimin e tyre deri në orët e pasdites, ndërsa zanafilla mësohet të jetë një deklaratë e këngëtares në spektaklin e djeshëm.

Aktori ka shprehur rezistencë për të mos i folur këngëtares, pavarësisht tentativave të Çiljetës për ti pajtuar.

Nuk ka asnjë gjë për tu pajtuar. Më ka ngelur hatri, jam i shastisur komplet. Nuk kam qejf ti flas. E kam me dje në prime dhe e di unë se si e tha”, tha Albano.

Këngëtarja e ka sqaruar se deklarata e saj nuk ka qenë me tendencë të keqe.

As unë nuk dua të flas me Albanon. Është i vetmi njeri në jetën time që e kam toleruar. Për një fjalë që të kam thënë unë, nuk e kisha si ofendim që të thash edhe pse je kryefermer duhet të punosh shumë”, tha Baby G.

Ky sqarim nuk është pranuar nga Albano, i cili i kujtoi këngëtares se ka punuar që i vogël dhe nuk ka përtuar asnjëherë për punën. Ai shton se për shkak të përkushtimit në punë, ka 15 vjet që është i njohur për publikun e gjerë.

Këto lojra bëji me gocat e vogla. Fake nuk jam unë, kanë 15 vjet që më njohin njerëzit. Dy muaj kam qenë mirë, e më tregon ti mua të punoj. Unë që kam punuar që 12 vjeç. Punoj shumë bile, punoj fortë”, tha Albano.

Por pas këtyre diskutimeve, edhe me ndërmjetësimin e Çiljetës situata mes tyre u qetësua. Në një moment, me batutë, Albano i tha Baby G se nëse nuk do të ishte kaq “hot” nuk do e falte asnjëherë./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button