E paprecedentë/ Çfarë ndodhi? Dy konkurrentë përjashtohen nga studio e “Për’puthen”
Dy prej konkurrenteve të këtij programi, janë përplasur më njëri-tjetrin, duke mos respektuar rregullat e programit.
Programi injohur i dashurisë, “Për’puthen” është përballu më një tjetër ngjarje të pa precedentë ditën e sotme.
Dy prej konkurrenteve të këtij programi, janë përplasur më njëri-tjetrin, duke mos respektuar rregullat e programit.
Bëhet fjalë për Buçin dhe Çetin, të cilët janë përjashtuar menjëherë nga studio.
Këtë lajmërim e ka bërë të ditur drejtuesja e programit, Megi Pojani, ku u shpreh:
“Jemi në mes të takimit të Buçit dhe Klaudias ndërkohë më duhet t’ju njoftoj se Buçi dhe Çeti janë larguar nga studio e “Për’puthen”, kjo sepse ne shumë herë, për shkak të lirisë së fjalës kemi toleruar situata dhe diskutime në studio që mbase edhe nuk duhet t’i kishim toleruar. Dhe jemi në këtë pikë të programit që nuk mund të tolerojmë më sa herë nuk respektohen rregullat e programit që është shumë e qartë. Nuk duhet të kalojmë në sulme verbale dhe jo verbale. Diskutimi mes Buçit dhe Çetit duket se mund të përshkallëzohej në mënyrë aspak të këndshme. Për këtë arsye të dy nuk janë pjesë e studios”.
/gsh