“Barazove të dashurën me shokun” / Juli lumë kritikash Romeon pasi nuk zgjodhi kë donte më shumë në finale
“Unë do zgjidhja gruan në çdo rast, shoku më respekton për këtë gjë”
Në shtëpinë e Big Brother Vip 3 debatet nuk kanë të ndalur. Mbrëmjen e djeshme pas mbylljes së prime-it debatet kanë vazhduar brenda banorëve në shtëpi.
Një deklaratë e Romeos ngriti pikëpyetje për një pjesë të banorëve ndërsa për disa të tjerë ishte mjaft e qartë. Gjatë puntatës së prime-it Romeo u pyet se kush, mes shokut të tij Meritonit dhe të dashurës Heidit, e meriton finalen.
Deklarata e Romeos ishte: “Atë vajzën kam zgjedhur përjetë por dhe Meritoni ka dhënë shpirtin për këtë lojë dhe se diskuton njeri”.
Juli ka debatuar me Romeon duke e kritikuar ashpër që nuk ishte i zoti të bënte një dallim mes të dashurës së tij dhe mikut të ngushtë. Ai ju shpreh Romeos se në çdo situatë ai do të zgjidhte të parën gruan më pas shokun. Kësaj Romeo i është përgjigjur duke i thënë se gruan ai e merr përdore dhe shokut i jep respekt.
Pjesë nga debati
Juli: “Ti nuk zgjodhe mes të dyve”
Romeo: “Të intereson ta thuash këtë gje që të më nxjerrin keq”
Juli: “Unë do zgjidhja gruan në çdo rast, shoku më respekton për këtë gjë”
Romeo: “Unë e kap gruan përdore dhe shokut i jap respekt”
Juli: “ Shokut ja jap respektin duke zgjedh gruan, çfarë është kjo shoqëri?”
Romeo: “Mua m’i tregon rregullat ti?”
Juli: “Mes gruas dhe shokut është gruaja o Romeo”
/gsh