Lajme

Dritat veriore pushtojnë qiellin, fenomeni më i fortë prej vitesh

Në Mbretërinë e Bashkuar nata ka dhuruar një spektakël dritash qiellore të krijuara prej rrezeve të forta të diellit. Aureolat janë shfaqur në të gjithë vendin përfshirë edhe bregdetin jugor.

Fillimisht ishte administrate kombëtare e oqeanit dhe atmosferët që paralajmëruan për një stuhi gjeomagnetike, ndërsa shikuesit kanë shijuar pamjet duke i përcjellë më tej me foto dhe video.

Madje qielli I kthjellët dhe pa re e bëri pamjen edhe më të dukshme.

më të fortë të parë prej vitesh, ndërsa nuk u përjashtuan mundësitë se për shkak të stuhisë diellore do të kishte problem me satelitët apo dhe rrjetin elektrik.

Më tej ata shtojnë se fenomeni do të vijojë të duket edhe në mbrëmjen e së shtunës

Në SHBA, aureolat u shfaqën deri në Alabama dhe Kaliforninë veriore. Shumë nga vendet veriore të Evropës u përfshinë nga spektakli.

Kamerat kapën qiej rozë të ndezur mbi Austri dhe vjollce mbi Gjermani, Dritat u kapën edhe në Kinë.

Dritat e Veriut variojnë në ngjyra nga jeshile në rozë dhe të kuqe flakë. Shkaktohen nga stuhia diellore që godasin gazrat në atmosferën e Tokës. Atomet e oksigjenit shkëlqejnë në ngjyrë jeshil ndërsa të  azotit blu dhe rozë.

Aurorat më mbresëlënëse ndodhin kur Dielli lëshon re të mëdha grimcash të quajtura “shpërthime të masës koronale”./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button