Studim i ri/ Zbulon jetëgjatësinë e maceve, cila rracë jeton më pak?
Studiuesit nga Kolegji Mbretëror Veterinar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Kombëtar Chung Hsing në Tajvan kanë botuar një studim që nxjerr në pah jetëgjatësinë mesatare të maceve në bazë të racave të tyre, shkruan “CNN“.
Sipas këtij studimi, raca “Sphynx” pa qime ka një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 6.8 vjetësh, duke e bërë atë racën me jetëgjatësinë më të ulët të të gjitha racave të maceve.
Kjo mund të jetë për shkak të predispozicionit të tyre ndaj disa sëmundjeve. Nga anën tjetër, racat “Birmaneze” dhe “Birmane” tregojnë jetëgjatësi më të gjatë, me një mesatare prej 14.4 vjetësh
Ekipi studioi të dhënat klinike të maceve në Mbretërinë e Bashkuar dhe nxorën “tabelat e jetës”, të cilat mund të ndihmojnë pronarët dhe veterinerët në marrjen e vendimeve të duhura për mirëqenien e maceve të tyre.
Përveç kësaj, ata vunë re se macet femra kishin një jetëgjatësi mesatare më të gjatë se meshkujt, dhe macet e racës së pastër shpesh kishin një jetëgjatësi më të shkurtër se ato të krijuara./OraNews