Çfarë i ka shkruar? Juli mesazh nga mami në “Big Love”
Julian Deda është surprizuar nga nëna e tij, pasi i ka dërguar një mesazh në “Big Love”.
Julian Deda është surprizuar nga nëna e tij, pasi i ka dërguar një mesazh në “Big Love”.
“Juli zemra mamit. Të shoh çdo ditë e natë derisa fle. Jam shumë e gëzuar që je i durueshëm, bravo më ke çuditur. Je i bukuri im të hëngsha syrin e bukur, do fitosh je mbreti i BBV3”, shkruante nëna e aktorit të dashur për publikun në mesazhin e saj.
Teksa e ka puthur dhe i ka treguar se e do shumë, Juli ka filluar me batutat teksa komenton mesazhin e ardhur prej mamit.
Q“Edhe fli mam, se unë këtë punë kam. Fli, fli… ajo shyqyr u limitua tek “të hëngsha syrin” se mund të kishte vazhduar më tej “të hëngsha, të hëngsha, se fillon të hëngsha këtë të hëngsha atë…”- shprehet Juli./gsh