Argjira do futet në shtëpinë e BBV3? Deklarata dyshuese e Gracianos: Nuk më lë kurrë…
Graciano Tagani ka folur mëngjesin e sotëm për partneren e tij, Argjira Spanca
Graciano Tagani ka folur mëngjesin e sotëm për partneren e tij, Argjira Spanca. Teksa ndodhej jashtë së bashku me Egla Cenon, banori tha që moderatorja e njohur nuk e lë atë kurrë në baltë.
Sipas tij, ajo do të hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” për t’a takuar atëherë kur duhet. Ai shton se këtë e di shumë mirë Argjira.
E teksa tregoi se ka 6 vite lidhje me moderatoren, Graciano tha po e shijon qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse është shumë i qetë dhe nuk ka asnjë lloj meraku.
“Shyqyr. Në fillim ishe pak kështu…”, iu drejtua Egla, duke nënkuptuar debatin e tij me Argjirën, ndërsa balerini e pohoi këtë gjë.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Gjira kam përshtypjen do vijë atëherë kur duhet, dhe ajo e di mirë kur duhet. E di mirë që ajo s’më le kurrë në baltë
Egla: Sa vjet keni bashkë?
Graciano: Gjashtë
Egla: Hajde Gjira hajde se ky kërcen si karkalec
Graciano: Kam qenë shumë mirë emocionalisht edhe jam duke e shijuar. Jam shumë i qetë. Nuk kam asnjë lloj meraku
Egla: Shyqyr. Në fillim ishe pak kështu…
Graciano: E pata një…
Egla: Ndieheshe
/gsh