Kamioni merr para turmën e nxënëse. Pamjet nga aksidenti i frikshëm
Një aksident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç ndodhi gjatë një shqafjeje në Kirgistan, kur një kamion filloi të rrotullohej tatëpjetë pasi drejtuesi i tij thuhet se kishte harruar të ngrinte frenat e dorës.
Aksidenti, nga i cili tetë fëmijë janë shtruar në kujdes intensiv dhe 11 të tjerë në spital, është kapur nga një dron.
Në video shihet kamioni, i cili përdorej për të shitur akullore, fillon të rrokulliset tatëpjetë, ndërkohë që spektatorët e ngjarjes nuk e kanë vënë re, pasi i kanë kthyer kurrizin.
Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra. Aksidenti po hetohet nga autoritetet e Kirgistanit./OraNews