Life Style
Në fund të pritjes së ëmbël, Kiara na zbulon këtë detaj për bebushen
Kiara Tito është në pritje të ëmbël dhe nga momenti në moment pritet të sjellë në jetë vajzën.
Moderatorja, ka ndarë me publikun çdo ditë nga përditshmëria e saj, por edhe pjesë nga shtatzania, si këshilla apo edhe përditësime të gjendjes aktuale.
Mëngjesin e sotëm, Kiara ka zbuluar se bebushja tashmë është në madhësinë e një shalqiu. Sikurse shihet dhe në foton e postuar nga Kiara, bebi është goxha i formuar, ndaj numërimi mbrapsht ka nisur.
Kujtojmë se Kiara është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, ndaj jemi në pritje të lajmit të bukur.
© SYRI.net