Sport
FRIKA E PËRLESHJEVE MES TIFOZERIVE/ Para derbit, në “Air Albania” hiqen stolat
Në orën 19:00, është planifikuar të luhet derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit.
Një vendim i papritur është marrë për këtë përballje. FSHF, në bashkëpunim me klubet, ka vendosur të heqë stolat, në tribunat e dy tifozerive ultrase.
Gjuajtja me stola nga tribunat pas portës, drejt fushës së lojës, ka qenë një nga pamjet më të shëmtuara që ka prodhuar derbi i kryeqytetit në vitet e fundit dhe duket se zgjidhja është gjetur.
Në këtë mënyrë, do të shmanget edhe thyerja e vazhdueshme e stolave, që u shkaktonte klubeve dëme financiare të rëndësishme./OraNews