“Je me vërte aq i trashë sa…” / Kritikat për Romeon vazhdojnë : Ti nuk e di kë ke në krahë..
Në prime-in e djeshëm u diskutua fakti që Romeo dhe Heidi nuk e shfrytëzuan suitën që Vëllai i Madh i bëri dhuratë çiftit dje.
Romeo u akuzua se atij i interesonte më shumë loja se sa qëndrimi në intimitet me Heidin.
Kjo pasi ai shpenzoi shumë kohë duke debatuar në oborr me banorët që natën e parë të suitës teksa Heidi e priste në jacuzzi.
Një prej banorëve që e ka kritikuar më shumë është Graciano, i cili i ka theksuar herë pas here se duhet të sillej ndryshe me Heidin.
Këtë ia përmendi edhe në darkën e shtruar nga Vëllai i Madh mbrëmë pas prime.
Graciano: Ti nuk e di se kë ke në krahë
Romeo: E di dhe ndjehem me fat për këtë fakt
Graciano: Ti nuk di të ruash veten, nuk di ta vlerësosh se kë ke në krah, po ta kuptosh ti atë vetëm me sy, jo do ishte lart por i paprekshëm, por ti je aq i trashë te Zoti sa nuk e kupton
/gsh