Osmani-Vuçiç përplasen në tryezën e Keshillit të Sigurimit, Presidentja e Kosovës i kujton agresionin e shtuar në veri
Kosova dhe Serbia janë përballur sot në tryezën e Keshillit të Sigurimit. Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Serbia po e përshkallëzon agresionin në veri të Kosovës duke përmendur rrëmbimin e policëve si dhe sulmin në Banjskë.
“Regjimi i Serbisë funksionon në të njëjtën formë. Kujtojmë se edhe së fundmi Serbia ka vazhduar me sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë, sulmi në 2023. Siç është folur nga Shtëpia e Bardhë , Serbia ka vendosur një prezencë ushtarake dhe kanë testuar dronët iranianë në kufirin me Kosovën. Këto janë mesazhet që po tregojnë me fqinjët e tyre. Javën që shkoi, pas suksesit të Kosovës në KiE një organizatë e të drejtave të njeriut, Serbia ndaloi pasagjerë duke lënë pa ujë dhe medikamente edhe fëmijë. Po ashtu edhe një punonjës i policisë së Kosovës u mbajt për orë të gjata”, tha Osmani.
Për sa i përket procesit te votimit në veri vetëm nje ditë me parë Osmani theksoi se serbët u mbajtën nën presion dhe nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës.
Serbët e Kosovës u detyruan të bojkotojnë zgjedhjet edhe dje për largimin e kryetarëve. Në komunat e tyre ka kryetarë shqiptarë dhe për këtë ata duhet të falenderojnë Vuçiçin”, tha Osmani.
Ndërsa sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiç serbët në veri të Kosovës po dhunohen nga kryeministri Albin Kurti.
“Të punësuarit serbë në institucione po përballen me regjimin e Albin Kurtit, diskriminim i shkallës së lartë. E kjo për arsyet se s’janë shqiptarë e s’janë të përfshirë në një agjendë për Shqipërinë e madhe. Ajo cfare po po flasim sot është t’ju kujtojmë që më 19 prill, para njëmbëdhjetë viteve nga marrveshja për normalizimin e marrëdhënieve, por që prej atëherë Asociacioni i komunave serbe ende nuk është në horizont”, tha Vuçiç.
Vuçiç u nervozua nga prania e Vasfije Krasniqi Goodman në OKB, e mbijetuara e dhunës seksuale që po shoqëronte Vjosa Omsnin duke e cilësuar këtë si një teatër politik.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditen Serbinë në ketë seancë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë duke i tërhequr vërejtjen për mos sjelljen para drejtësisë të autorëve, përfshirë liderin e tyre Millan Radojçiq./albeu