ShowBiz
Çmime ‘marramendëse’/ Nuk do ta besoni sa kushton veshja e Françeskës në ‘Prime-n’ e djeshëm
Françeska Murati, përveç dinamikave dhe debateve të krijuara përgjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e ‘BBV3’, është komentuar kudo nëpër rrjet dhe për look-un e saj në çdo spektakël.
Konkurrentja kurohet “kokë e këmbë” dhe veshja që përzgjedh nuk është e një çmimi modest.
Në spektaklin e djeshëm, banorja është paraqitur me një look elegant dhe të bukur, ku look-u total i saj ka kushtuar plot 4250€, përfshirë këtu fustani i markës ‘Zimmermann’ 2850€, takat Amina Muaddi 990€ dhe vathët e po të njëjtës markë si takat, 410€.
/SOT.COM.AL