Sport

Edhe shtesa, pa fitues, vendos lotaria e 11-metërshave. Kalon Reali

Nuk ka fitues në 90 minuta mes Manchester City dhe Real Madrid. Koha e rregullt është mbyllur në rezultatin e barabartë 1-1.

Të parët që shënuan ishin spanjollët, me Rodrygo i cili shënoi në minutën e 12′ të pjesës së parë.

Në fragmentin e dytë, City ishte ai që solli baraspeshën me anë të De Bruyne në minutën e 76′, duke e çuar kështu ndeshjen në shtesa.

Është mbyllur me rezultatin 1-1 koha e rregullt dhe shtesa në takimin e kthimit mes City-t dhe Realit në çerekfinale të Championsit.

Për të vendosur se cila skuadër do të përballet me Bayernin në gjysmëfinale u gjuajtën penalltitë, ku fati i buzeqeshi madrileneve me rezultatin e pergjithshem 4 me 3.

                                Manchester City – Real Madrid   1-1 

                               (Shënues: De Bruyne 76’/ Rodrygo 12’)

76′- Pas shumë përpjekjesh me me një qetësi të jashtëzakonshme, Manchester City barazon rezultatin me De Bruyne, 1-1.

19- Haaland godet me kokë travsresën.

12′ – Pas minutave të qeta të fillimit të takimit, zhbllokohet rezultati në “Etihad”. Vinius Junior asiston me zgjuarsi Rodrygon, që në tentativën e dytë mposht portierin Ederson, 0-1./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button